Skip to content

Iku në Vjene për kurim? Del fotoja e Berishës me ish-missin e njohur shqiptar,

    Bëri bujë të madhe një foto e djeshme e ish-kryeministrit Berisha teksa merrte avionin e largohej nga Shqipëria.

    Të shumta ishin komentet pas asaj fotoje, ku disa shpreheshin se ai po largohej për shkak të zgjedhjeve të 30 qershorit, e disa të tjerë shkruanin se po largohej për shkak të shëndetit të tij.

    Por këto zëra duket se kanë dalë më kot.

    Floriana Garo ka publikuar një foto me ish-kryeministrin nga Geneva, ku ai duket se do të marrë pjesë në një forum të një organizate joqeveritare zvicerane.

    Garo shkruan në Instagram:

    Nje kafe e shkurter por e kendshme me Doktorin ne Gjeneve para fjalimit te tij ne #cransmontanaforum