“Ikni nga Shqipëria”, nënkampioni i botës Ilir Suli merr detyrën e re: Prap them ikni me vrap

293
0

Nënkampion bote në peshëngritje, medalje bronzi në Europianin e vitit 2000, pjesëmarrës në dy olimpiada, në vitet 1996 dhe 2000 te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti.

Ish-kampioni, Ilir Suli  tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas deklaratës së tij disa muaj më parë në qendër të Tiranës, ku bënte thirrje që të gjithë të iknin nga Shqipëria. Ai u pyet për patronazhistin e tij, ndërsa me zhgënjim të madh tha se ishte i papunë.

Ndërsa së fundmi në një intervistë Suli ka rrëfyer se është punësuar si trajner në krye të ekipit të Kamzës. Megjithëse tashmë ka një punë, ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë pak muaj më parë.

”Pavarësisht se punoj te ekipi i Kamzës, i qëndroj deklaratës time, ikni nga Shqipëria me vrap”- tha ish kampioni.ëni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.