Ikni në shtëpi, a merrni vesh ju, apo jo!!!! Kryebashkiakut “i ikën truri”, del vete rrugëve të qytetit dhe përze qytetarët: (VIDEO)

11217
0

Një skenë e pazakontë por e domosdoshme është filmuar nga stafi I bashkisë së Barit, ku kryetari I Bashkisë së këtij qyteti, Antonio Decaro, edhe pse ka firmosur dekretin e qëndrimit të qytetarëve në shtëpi dhe këta nuk e kanë zbatuar, ka dalë vetë nëpër rrugë dhe “përzë” banorët nëpër shtëpi.

“Duhet të shkoni në shtëpi. Ka një dekret. Shkoni në shtëpi luani play station, nuk mund të luani tenis rrugëve. Pas meje po vjen policia. Unë jam kryetari i Bashkisë dhe ju urdhëroj të shkoni në shtëpi. E kuptoni që imazhet që vijnë nga Milano nuk janë një telefilm, e kuptoni apo jo. Do më sëmurni edhe mua nga zemra”, thotë ai në videon e hedhur në rrjetet sociale.