IKMT shkon t’i prishë biznesin, i riu me lot në sy e zërin që i dridhet: Është buka e fëmijëve të mi…

456
0

Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, ka ndërmarrë një tjeter fushatë për prishjen e disa ndërtimeve pa leje në vend.

Aksioni më i fundit ka ardhur nga Velipoja, ku IKMT ka shkuar për të prishur disa ndërtime pa leje në zonën e plazhit. Mirëpo, kjo gjë është kundërshtuar me forcë nga pronarët e bizneseve, ku njëri prej tyre u shpreh se aty varet buka e familjes dhe fëmijëve të tij.

Ai shton se aktiviteti i tij ka qenë i ligjshëm prej vitesh, dhe se çdo gjë e ka arritur si rezultat i punës me ndershmëri.

Gjithashtu theksoi se për 20 vjet me radhë ai ka mbajtur familjen e tij me të, ndërkohë që në vende të tjera ka raste të shkeljes së ligjit në mënyrë të hapur, dhe ata vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin të pashqetësuar.

Ndër të tjera u shpreh:

Ti munesh me më fut në burg por ti merr rrogë prej lekëve të mia. Ku është drejtësia? Unë s’mund të ndaloj o plak, por thjesht kam të drejtën e fjalës me fol. Kena 20 vjet që punojmë për këtë ven dhe jena tu na fut në problem. Në momentin që ta hidhni në tokë ju kët s’mi shifni sytë e ballit. Nuk jam marrë me hashash e as kam mbjellë hashash kurrë se kam punu me qenë i ndershëm. Keni me kë me u marrë, jo me ne që punojmë (qan e idridhet zëri). Unë nuk e di, unë jam i dorëzuar se ju keni ushtrinë me vete si me qenë komunizëm. S’kam forcë me ba asigjo. Është buka jeme, e fëmijëve të mi. Ndaluni njëherë thirrini mendjes mos i hyni në hak dikujt tjetër se na merrni në qafë. E kam bërë me drunj që i ka nxjerrë deti, i kam marrë e i kam përdor, as kam hedh beton e s’më kanë lënë. Ka ardh shefi i stacionit me na nalu muzikën e më ka arrestu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.