Ikën vapa me Gushtin, ja kur priten reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për..

5517
0

Fundjava me ulje te temperaturave në të gjithë territorin e vendit, me reshje shiu që parashikohet që të nisin gjatë ditës së nesërme.

Sipas të dhënave të stacioneve Meteorologjike në rajon, reshjet e shiut pritet të pushtojnë të gjithë territorin e Shqipërisë duke nisur nga ora 12:00 e ditës së nesërme. Reshjet, edhe pse me intensitet të ulët, pritet të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas pritet një përmirësim i kushteve të motit.

Reshjet pritet të vijojnë gjatë orëve të para të ditës së hënë. Ndërkohë, temperaturat maksimale pritet të jenë mes 31 dhe 32 gradë Celsius gjatë dy ditëve në vijim, kurse mëngjeset dhe pasditet parashikohen të freskëta. Në Tiranë temperatura maksimale do të regjistrohet me vlerën 29 gradë Celcius, 4-5 gradë me pak krahasuar me ditët e nxehta.