Ikën i nxehti, rikthehen reshjet, sinoptikania jep lajmin e shumëpritur: Nga nesër deri ditën e..

13331
0

Nuk pritet më temperatura me 40 grade celcius në vendin tonë, nëse do të kete një apo dy ditë do të jene vetem ne lokalitetet të kufizuara. Kështu shtë shprehur sinoptikanja Tanja Porja gjatë parahikimit të motit ditën e sotme transmeton shqiptari.net. Ajo tregoi se ditët e mbetura të korrikut pritet te qendrojne ne maksimumet 36 grade celcius..

Sipas saj, nga dita e nesërme deri të enjten priten reshje shiu në vendin tonë. Nesër priten rebeshe afatshkurtra ne veri dhe në një pjesë të mirë të qëndrës, ndërsa pasnesër reshje më të pakta por në një shtrirje me te gjerë. Edhe të enjten priten here pas here reshje.

Temperaturat ditën e nesërme pritet një rritje përkohshme e temperaturave nga dita e sotme kjo pasi ditet në vijim pritet një normalizim i temperaturave.

Bregdeti pritet te jete me i favorizuar pasi nuk pritet prezence e reshjeve.

Ndiqni videon më poshte: