Ikën i nxehti afrikan, rikthehen reshjet, sinoptikani zbulon parashikimin e motit për javën

982
0

Fillimi i kësaj jave duke vazhduar edhe ditën e martë, të mërkurë pritet të sjellë ulje të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat maksimale të mos i kalojnë 36 gradë celsius.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se e hëna do të shoqërohet me vranësira dhe me reshje në orët e pasdites, ku në juglindje do të ketë rrebeshe dhe breshër.

Dita e enjte do të sjellë rënie më të madhe të temperaturave, duke bërë që maksimumet të mos i kalojnë 34 gradë celsius. Në fundjavë moti do të jetë i qëndrueshëm, por maksimumet nuk do t’i kalojnë 36 gradë celsius.