“Ik ore q*hu!”/ Plas keq në emision, Evi Kokalari i ngre gishtin e mesit moderatorit, largohet nga studio me sharje..

114
0

Evi Kokalari është acaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke u larguar nga intervista, madje duke sharë me fjalor banal Ylli Rakipin dhe Neritan Sejaminin.Përplasja ndodhi për shkak se Rakipi dhe Sejamini i kujtuan Kokalarit se e ka quajtur Lulzim Bashën “gjobaxhi”, por tani po ulet të bashkëpunojë me të.Kaq ka mjaftuar dhe në studio kanë shpërthyer debatet.Kokalari u acarua tej mase, veçanërisht kur moderatori e ironizoi duke i thënë se “lëvizja e saj do të rrëzojë Edi Ramën” dhe se në fund do të jetë qesharake.Pas përplasjeve të forta, Kokalari u çua dhe u largua nga studio, duke ngritur edhe gishtin e mesit dhe duke drejtuar disa fyerje ndaj moderatorit.