“Ik, nuk dua të të shoh më!”/ Mes lotësh, Kiara “shpërthen” keq kundër Luizit: Po kush je ti! Nuk lejoj as babin tim.. (VIDEO)

279
0

Nata e mbrëmshme nuk ka qenë aspak e mirë për Kiarën dhe Luizin, të cilët janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin.

Kiara ka shpërthyer në lot pasi Luizi i ngriti zërin, ndërsa pasi Luizi shkoi për tu sqaruar ajo i tha se nuk donte ta shihte pasi ishte e prekur shumë.

“Më ka bërë si lolo ky mua. Kujt i fishkëllen ky more, kush është ky? Ka mundësi të ikësh? Nuk dua të të dëgjoj fare, Kaq! Jam shumë e prekur! Nuk dua të të shoh fare, më bërtiske ti mua, po kush je ti. E kupton që nuk lejoj as mamin dhe as babin tim që të më bërtasë.

Hera e fundit që më bërtet, kaq po të them Luiz! Ik që këtu, nuk dua të të flas fare! Edhe sikur të jetë nata e fundit, as që më intereson hiç. Kujt i fishkëllen ti? Kujto kë ke përballë, mëso të komunikosh. Nuk jam një qen rrugë unë, aty përballë teje isha po të dëgjoja”- tha Kiara.