‘Ik, më ke tradhtuar, fëmija s’është imi!’ Burri përze gruan: Nuk të dua më! Më fute në burg

Rasti i radhës në “Shihemi në Gjyq” është një përballje e vështirë mes dy bashkëjetuesve, Edmondit dhe Nailes. “Unë jam burrë, nuk e pranoj të më tradhtojë gruaja. Sot do ta marrim vesh a më ka tradhtuar apo jo”, shprehet Edmondi në insertin prezantues të rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Në insertin e saj, Nailja thotë se: “Është shumë e rëndë që bashkëjetuesi më akuzon se thotë nuk i ke fëmijët me mua, unë jam e gatshme që ai t’u bëjë ADN-në”.

Me hyrjen e tij në studio, Edmondi përforcon akuzën ndaj bashkëjetueses së 9 viteve.

Ardit Gjebrea: Ajo është e gatshme që të bëjë analizën e ADN-së.

Edmond: Mendoj se fëmija nuk është imi se ajo ka një të dashur.

Nailja hyn shumë e acaruar dhe i kërkon llogari Edmondit. Ai përsërit të njëjtën gjë, ndërsa ajo i kërkon fakte për akuzat e madje është e gatshme të procedojë me testin e ADN-së.

Naile: Për çfarë më ke sjellë ti mua këtu dua ta di?

Edmond: Ti mua më ke tradhtuar. Nuk të dua më. Zhduku ku të duash!

Naile: Për çfarë të kam tradhtuar? Më gjej faktet! Me foto, me dëshmitarë, me çfarë të duash ti, jam e gatshme!

Edmond: Ti mua më ke tradhtuar, më ke futur në burg…

Naile: E meritove!

Edmond: Ke të dashur.

Naile: Unë s’kam të dashur, e ke merituar!

Edmond: E ke këtu të dashurin.

Naile: Unë s’kam të dashur, ma gjej, ma vërteto ti mua me foto, me dëshmitarë, me njerëz dhe unë për ato që më akuzon ti me djalin, jam e gatshme që unë t’i bëj ADN-në djalit!

Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit, Eni Çobani u paraprin protagonistëve duke u kërkuar të kenë kujdes me emrat që përmendin pasi preken edhe persona të tjerë

- Advertisement -

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Ja kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4

Mikela është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo hyri në shtëpi disa javë më parë, por nuk e arriti dot ta çonte...

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.