“Ik e ha…”, komentuesja e ofendon rëndë Alketa Vejsiun, moderatorja i kthehet keq (Foto)

2040
0

U ndodh shpesh personazheve të njohur të ekranit që të përballen me komente apo mesazhe të pakëndshme dhe kritike, për postimet që bëjnë në rrjetet e tyre sociale.

Kështu i ka ndodhur edhe moderatores së njohur, Alketa Vejsiu, e cila ndodhet në Holandë për arsye puna. Nga atje, ajo ka publikuar foto e video të ndryshme.

Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë një video ku ajo ndodhet në mesin e një fushe me tulipanë. Teksa këputë disa tulipanë, Alketa përcjell një mesazh falënderimi për të gjitha vajzat.

Por sërish një komentuese i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se po bën një shkelje, pasi nuk lejohet që të këputen tulipanët. Ndërkohë Alketa i është kthyer e revoltuar dhe ka thënë se për këtë që është duke bërë ka marrë leje dhe se nuk është ajo që i prish imazhin Shqipërisë.

“Po më fal por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh lulet aty. Prandaj Holanda do me heq vizat se ju s’keni turp. Na turpëruat!!!!!”, shkruan komentuesja në video.