“Ija ime, nuk ta uroj dot ditëlindjen…”, mesazhi rrëqethës i Besit për Ijen

765
0

Aktori i njohur i humorit, aq i dashur për publikun, njihet për lidhjen e ngushtë që ka me gjyshen e tij, Ijen, e cila sot feston ditëlindjen.

Besi i ka bërë një urim mjaft prekës në Instagram, ku shkruan:

Ija ime, nuk ta uroj dot ditlindjen duke te thene “edhe 100” sepse do ishte e pamundur. Vec do te te them 1000 falenderime qe mke rrit, 1000 falenderime qe gatuan buken me te shijshme ne bote, 1000 falenderime qe per cdo bekim qe mke dhene, per cdo rrenje domateje qe kemi mbjell bashk, per djathin, gjalpin, recelin, mullagat, zambaket e kurorat me lule dele mbi koke. Edhe ne paste njeri qe mka mesuar te jem vetvetja edhe i natyrshem, ajo je ti. 1000 falenderime qe jeten e sheh vetem me ngjyra, pozitivitet edhe u tregove te gjitheve qe “robi plaket kur don vet”. Zemra jote eshte tempull dashurie per femijet dhe te gjith niperit e mbesat. Ti puth duart o Ije. Te duam shum. Edhe lavdi Zotit qe do jetosh diten te shohesh femijen tim, e ta vesh ne gjume “fli se gjumin ta ruan Ija” sikur mua dikur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.