Skip to content

Ija e Besit i bashkohet protestes se Ilir Metes: “Neser do t’i shkoj, se më ka ardh në shpi, me ka respektu..” (Video)

    Tubimit të ditës së nesërme organizuar nga Presidenti Meta do t’i bashkohet edhe gjyshja e Bes Kallakut, Ija.

    Në një video të shpërndarë nga vetë Presidenti Meta, aktori Bes Kallaku pyet Ijen se përse do t’i shkojë Presidentit, ndërsa përgjigja e saj është ‘do t’i shkoj se më ka ardhur’.

    Dialogu mes Bes Kallakut dhe Ijes:

    Bes Kallaku: O Ije do t’i shkosh Presidenti me 2 mars se të ka ftuar?

    Ija: Do t’i shkoj

    Bes Kallaku: Po pse do t’i shkosh?

    Ija: Do t’i shkoj se më ka ardhur në shtëpi, më ka respektuar dhe unë do t’i shkoj ta respektoj. Plakë jam unë s’ka gjë

    Ndërsa Presidenti i uron mirëseardhjen në Besëlidhjen historike.

    Statusi i Metës:

    E dashur Ije!

    Mirësevjen nesër në Besëlidhjen tonë historike!