Igli Tare “Drejtori Sportiv” më i mirë në Itali, por nuk do e besoni sa e ka rrogën

875
0

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare prej disa vitesh është drejtor sportiv te skuadra e Lacios në Serinë A italiane.

Tare është vlersuar shumë në Itali, madje para disa ditësh u shpall dhe si drejtori sportiv më i mirë në Itali, sipas “tuttomercatoweb”.

Por kur vjen puna për te pagesa, Tare nuk është në krye të tabelës.

Shqiptari paguhet me 350 mijë euro në vit, shumë më pak se drejtorët sportiv të Milanit dhe Juventusit.

Kontrata e Tares me Lacion përfundon në vitin 2018.

Por ai pritet që të rinovojë me të kaltrit dhe në kontratën e re pritet që paga e tij të rritet ndjeshëm.