HomePersonazhShowbiz & Tv‘Idiot, palaço, dhi...

‘Idiot, palaço, dhi e zgjebosur’! Salianjit nuk i del inati, tjetër mesazh për Nanon

Në ditët e para të muajit të shkuar, analisti dhe gazetari i njohur Mustafa Nano nuk u përmbajt kur në studion e “Opinion”, ku ishte i ftuar bashkë me deputetin e PD, Ervin Salianji, u shfaq një material filmik, ku shfaqet Fredi Alizoti, aktori ”aktori” i supozuar i ”çështjes Babale” i cili pranon se është kërcënuar dhe ofertuar nga eksponentë të lartë të mazhorancës dhe të Policisë.

Në emisionin live, ai u përplas me deputetin demokrat, madje edhe duke e fyer e duke e quajtur atë idiot, palaço, dhi e zgjebosur etj. Deputetit demokrat duket se nuk i del inati me Nanon, ndonëse në atë episod e ruajti qetësinë ndaj tij. I ftuar në emisionin “Kafein”, Salianji ka treguar se Nano e ka ftuar disa herë në emisionin e tij ”Provokacia”.

“Mustafa Nano më është lutur për të shkuar në emision gjatë. Unë kam shkruar vetëm një herë para disa kohësh. Janë njerëz që nuk i shërbejnë publikut, apo të vërtetës, por në momentin kur ka prova tentojnë të bëjnë zhurmuesin. Nuk është se unë jam më pak i pafortë, nuk jam më pak me batuta, por në situata ku njerëz të caktuar zhyten vetë për tu bërë pis, për të marrë kostot e të tjerëve, pa diskutim e mëshiroj siç ka ndodhur në një emision televiziv para disa kohësh”, u shpreh Salianji.

Mustafa Nano në ‘Opinion’: Idiot, idiot je që më sulesh mua. C’të drejtohem ty personale mor zuzar i vogël, je një palaço bashkë me shokë të tjerë, je edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin ma mban përpjetë se të shoh cfarë bën gjithë ditën.

Salianji: Do tërheqësh vëmendjen nga kjo, këtë do bësh?

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Ndryshimi i Orës, mund të dëmtojë edhe shëndetin

Ora Verore 2025 ka nisur — ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur “kalohet përpara” Të dielën e fundit të muajit, më 30 mars, rikthehet ora verore dhe akrepat pritet të shkojnë 60 minuta para. Kjo ndodh çdo vit në...

Nuk pranuan lidhjen e vajzës së tyre me një vajzë, arrestohen 2 prindërit në Itali

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në pranga. Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza e tyre ishte lidhur në mënyrë romantike me...

Aktorja e njohur tregon shenjat ‘delikate’ të kancerit në kokë që ajo i injoroi

Aktorja e “Grey’s Anatomy”, Kate Walsh foli së fundmi për udhëtimin e saj shëndetësor dhe shenjat që ajo injoroi që çuan në diagnozën e saj me kancer në tru . E njohur për rolin e saj si Dr. Addison Montgomery,...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.