Ibrahimaj jep lajmin e MIRË: Ja cfarë ndodh në qershor me rritjen e PAGAVE

89
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj bëri me dije se kategoritë që janë përfshirë në rritjen e pagave, do ta përfitojnë këtë rritje në pagesën që do të marrin në muajin qershor 2023, ku do të jetë e përfshirë dhe rritja e muajve prill e maj.

Ndërkohë projektligji për pagat kaloi sot në komisionin parlamentar dhe në javët në vijim do të miratohet edhe në Kuvend. Në muajin Qershor do të kalojnë pagat së bashku me rritjen që nga 1 prilli.

Ibrahimaj: Rritja e pagave të bëhet realitet jo vetëm për punonjësit e sigurisë, jo vetëm për punonjësit e shëndetësisë, por për punonjësit e gjithë adminstratës. Ky do jetë hapi i parë. Këtë vit pagat që do merrni në muajin Qershor do reflektojnë pagën e rritur dhe do kenë shtesën e pagës për muajin Prill dhe Maj.

Në muajin Qershor mos u habisni nëse paga do t’ju duket shumë e rrirut, por do ketë brenda dhe muajin Prill dhe Maj. Kjo do bëhet fakt me ligjin që do miratohet javën e ardhshme. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për ekonominë familjare. Jo vetëm në sektorin publik por dhe atë në privat. Kjo do të vijë me një reformë pagash edhe në sektorin privat. Ne do të kujdesemi që biznesi familjar të rritet.

Ne do të vazhdojmë me zero taksë për biznesin e vogël, kjo do të vazhdojë deri në 2029. Nën drejtimin e Becit do të bëjmë të mundur që të rritim të ardhurat për frymë. Ne do të bëjmë investime publike dhe kryefjala do të jetë ura e Bunës, që do të rritë ekonomitë shkodrane. Ndihem e keq ardhur për non gratat që po gjejnë çdo justifikim të mundshëm për humbjen në zgjedhje. Sipas tyre rënia e kursit të këmbimit valutor kishte të bënte më zgjedhjet.