9.5 C
Tirana

Ia kalonte dhe njeriut më të pasur në botë, ku përfundoi thesari i Gadafit?

Date:

Share:

Pasuria mendohet të jetë rreth 100 miliardë, por askush nuk e do lku ka përfunduar thesari i Gadafit.

Madje sipas shumë raportve, lideri famëkeq ia kalonte edhe pasurisë personale të Jeff Bezos.

Nga këto para, që nga viti 2011, viti i vdekjes së liderit libian, nuk ka asnjë gjurmë konkrete, por vetëm shfaqje fantazmë.

Ka nga ata që thonë se janë fshehur në kasaforta të shpërndara nëpër Afrikë, disa thonë se ka rënë pjesërisht në duart e Isis (një grup tjetër mbi pasuritë e të cilit ekzistojnë legjenda, por që kanë humbur gjurmët), disa thonë se ai është së paku pjesërisht në Dubai, pasi ka kaluar nëpër Londër dhe Itali.

Vitin e kaluar u publikua një investigim i madh nga Süddeautsche Zeitung, duke përmendur Panama Papers, që përmbante dëshmi se shumica e këtyre parave, së paku ato që gjendeshin në fondin sovran të themeluar nga vetë Gheddafi në vitin 2006, LIA (Libia Africa Investment) ishin investuar në fonde të naftës përreth Afrikës, në mënyrë që të lejonin qarkullimin e tyre.

Sipas “Botal.al” pasuria mendohet të jetë rreth 60 miliardë.

Pikërisht fondi sovran libian (që, duhet të theksohet, është i pranishëm në rreth 500 kompani, duke përfshirë kompanitë italiane, ku gjatë viteve ka investuar rreth 3 miliardë në borde të kompanive të shumta si Eni, Enel, Unicredit, Finmeccanica, Fiat-Chrysler, Juventus etj) ka qenë, në orët e fundit, në qendër të një studimi të konsiderueshëm të publikuar në faqen e internetit Politico.eu.

Teksti përmban dëshmi se megjithëse asetet likuide të fondit janë ngrirë në pritje të stabilizimit të situatës politike në Libi (brenda vitin 2018, janë planifikuar zgjedhjet të cilat sipas OKB duhet të paqësojnë vendin, aktualisht i ndarë në dy rajone të kundërvënë, dhe të udhëhequra nga qeveritë e ndryshme, një me kryeqytetin Tripolin dhe tjetri me kryeqytetin Tobrukun), në të vërtetë ata vazhdojnë të qarkullojnë.

Një hipotezë, kjo që paratë libiane janë ende në qarkullim edhe pse rezultojnë të ngrira, e përforcuar edhe nga investigimi i fundit i Politico, që ka mbledhur prova të faktit që fondi sovran LIA shpërndan i pa shqetësuar ende dividente aksionesh, të ardhura nga obligacionet dhe pagesa interesash. “Gjashtë vjet pas vdekjes së Gedafit, fondet e ngrira të regjimit në Bruksel po gjenerojnë dhjetëra-miliona Euro në interesa, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare”.

Në këtë pikë, ka një tjetër pyetje që duhet të ketë përgjigje. Kush i arkëton këto para? Kush përfiton nga para që, në teori dhe në praktikë, i përkasin popullit libian dhe që, në pritje që vendi të ketë një qeveri, duhet të jenë të ngrirë?

Pyetja mbetet pa përgjigje, sepse rruga e parasë është e errësuar prej marrëveshjeve sekrete dhe përgjigjeve në heshtje të menaxhuesve dhe avokatëve.

Dihet vetëm që marrin drejtimin e Lukdesmburgut, dhe pastaj asgjë më shumë. Vetëm pyetje të tjera pa përgjigje./

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...

“Ta shkul zemrën…” Pas denoncimit në polici nga e bija per vepra të turpshme, babait i erren sytë për hakmarrje

Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.