I vuri shallin pasi e mbyti, flet kunata e gruas nga Fieri: Mos më paftë syri atë që pashë

444
0

Ngjarja e rëndë e zbuluar në Patos në Fierit ka të tjera detaje tronditëse.

Një vit më parë 73-vjeçari Namik Velaj mbyti me litar gruan e tij dhe më pas i vuri asaj një shall, duke iu thënë të gjithëve se vdekja ishte për shkaqe natyrale.

Çifti i të moshuarve ishin në banesën e tyre kur ndodhi ngjarja e rëndë,

Kanë qenë familjarët e gruas që kanë bërë denoncimin në polici, kur kanë parë që i moshuari nuk donte që t’i hiqte shallin gruas pasi sipas tij ishte i vajzës së tyre të vdekur.

Për këtë veprim të rëndë janë vënë në dijeni edhe djemtë e viktimës dhe vrasësit por ata nuk kanë pranuar të denoncojnë të atin në polici.

Ndërkohë vëllai i viktimës Vreke Velaj ka folur për News 24 ku ka treguar se si i nisën dyshimet për vdekjen e motrës së tij.

Ai ka treguar se çifti i të moshuarve kishte pasur kontradikta të vazhdueshme. Qemal Muskaj rrëfen se kunati nuk pranonte që të shihnin motrën e pajetë dhe as t’i hiqnin nga qafa një shall që i kishin vendosur, në mënyrë që të mos dukej shenja e litarit.

Ai tregoi:

Në 4.30 të mëngjesit arritëm aty, dhe pamë që kishin mbaruar të gjitha formalitetet. Doja të vija atje ku ishte, por më largonin nga aty. Na zunë derën, e na thanë jo mos hyni se po vishet. I thamë që të shkonin kunatat ta vishnin, por s’u bë gjë. E pastaj na thanë ejani se u vesh. Nuk na lanë ta vishnim dhe na thanë që pësoi infarkt. Dyshoja sepse kishin kontradikta, nuk shkonin me njëri-tjetrin. I pyeta disa herë se cili doktor ishte që e pa, por nuk e mësova. Duke biseduar, e për faktin se s’më tregonin gjë, pata dyshime. As fëmijët e tyre nuk ishin, pasi erdhën në darkë. Pastaj thirra vëllain nga dhoma tjetër, pasi po dëgjoja pëshpërima se i kishte thyer krahun dy ditë më parë. Dëgjova edhe për shenjën që kishte në qafë, se nuk linte njeri t’i hiqnin shallin. I thashë vëllain të kunatit që dua të vërtetën, se do ta zhvesh këtu në sy të të gjithëve e të shoh çka ndodhur. Por ai më tha që s’dinte gjë. Pastaj e deklaruan vetë me gojën e tyre që është e vërtetë që ishte e dëmtuar. Vëllezërit e tij më thanë “po tani të shkojë në burg ai?” I thashë po, por ndërhyri i biri dhe tha “dajë lëreni tani se do na hapni telashe të tjera. Meqë ata nuk pranuan, shkova e denoncova në polici në datën 7.”

Ndërsa kunata e së ndjerës ka treguar:

Sa hymë brenda tek dera e kuptuam se kishte shallin tek gryka. Ne shkuam ti heqim shallin dhe të takojmë kunatën… jo, jo mos e luani  motrat e këtij personit që e vrau. Mos e luani tha. Ndenjëm pak, por nuk po na rrihej. U hodh kunata dhe tha po pse mos ja heqim shallin ne s’kemi parë ndonjë të vdekur me shall në grykë. Jo tha e motra dhe kunatat se na tha Namiku që e ka shallin e vajzës që i ka vdekur shpejt. Vajza nuk kishte fustan të vishte dhe jo më të kishte shall. Ndenjëm pak dhe pyesim kunatat e atij, të shoqen e Hekuranit dhe të Laverit. Ajo tha, moj motër mos më paftë syri atë që pashë. Kemi ardhur dhe kemi zierë ujë sepse nuk shkrinte tha ajo dhe kam parë taklloi. Pjesa e trupit sterrë, krahun të thyer. Ndenjëm pak ne se donim të qanim kunatën. Jo, jo tha mos bëni zhurmë. Erdhën këta dhe thoshin jo, jo rrini larg. Po si të rrimë larg ne e kemi njeriun e shtëpisë dhe do e zbulojmë e do e shikojmë. Të gjitha gjerat i kanë adete të tyre. Ne këtu ishim pranë dhe të na thoshin vinim për 5 minuta në këmbë, por ajo nuk hapeshe dhe nuk i thoshte vëllezërve asgjë se kishte frikë. E ka pasur jetën të vështirë. A mbahet gruaja me kyç e mbyllur? E mbyllte në banjë me kyç.”