I vodhën tufën e flokëve të vajzës, nëna u përgjërohet hajdutëve: Vetëm ato më kishin mbetur prej saj

748
0

Një nënë zemërthyer u ka bërë një thirrje publike hajdutëve që i vodhën çantën pasi në të kishte një kujtim të çmuar.

Brenda çantës së Kirsty Baldwin ndodhej edhe një tufë e vogël flokësh nga vajza e saj e vogël që nuk jeton më.

Kirsty tha për mediat se ajo tufë flokësh ishte e vetmja gjë që familjes së saj i kishte mbetur nga vogëlushja Ellie Louise, e cila ndërroi jetë 6 vite më parë.

Kujtimi i çmuar u vodh bashkë me çantën, një iPad dhe një shumë të madhe eurosh raporton Manchester Evening Neës.

Kirsty u trishtua shumë dhe i kërkoi hajdutëve që “të bënin gjënë e duhur dhe të kthenin flokët në rajonin e policisë”.