I vendoset flaka pemës në sheshin “Skënderbej”

388
0

Zemërimit të protestuesve nuk i ka shpëtuar as pema në qendër të kryeqytetit, ne sheshin “Skënderbej”.

Fillimisht ju hoqën zbukurimet dhe dritat për aq sa mund të hiqnin dhe më pas ju vu flaka poshtë.

Më herët protestuesit rrëzuan pemën te kryeministria ndërsa në ikje prishën zbukurimet e vendosura në bulevard nga bashkia e Tiranës.

Rreth katër orë protestë me kryefjalë “Drejtësi për Klodian Rashën”, të riun e vrarë nga policia, u shoqëruan me tensione dhe përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë.