Skip to content

I turpëroi Shqipëria në fushën e tyre: Dorëheqje LIVE e trajnerit të Serbisë

    Humbja përballë Shqipërisë duket se i ka dhënë fund eksperiencës së Dragan Stojkoviç në pankinën e Serbisë dhe ky mund të jetë rasti unik kur dorëheqja e teknikut ka ndodhur praktikisht LIVE gjatë ndeshjes.

    Në pjesën e dytë të ndeshjes, me Shqipërinë në avantazh, nga tribunat nisën thirrjet “Piksi largohu”, drejtuar trajnerit të Serbisë.

    Dhe sipas mediave serbe, në ato momente, trajneri Stojkoviç u çua në këmbë.

    Ai bëri një përshëndetje nga tribuna ku nisi thirrja drejt tij dhe pastaj u zhyt në pankinë për të mos u çuar më në këmbë.

    Në minuta e fundit të ndeshjes, ekipin e drejtoi zëvendëstrajneri Bata Zhivkoviç i cili jepte udhëzimet në fundin e sfidës deri në vërshëllimën përfundimtare.

    Sipas mediave serbe, ky është mesazhi i qartë i lamtumirës së trajnerit serb nga pankina.