I thërret atdheu, emigrantët ukrainas kthehen ne vendlindje, gati për të dhene jeten për vendin e tyre

271
0

Në Przemyśl në kufirin polako-ukrainas, gratë dhe fëmijët po mbërrijnë në këmbë me vetëm gjërat që mund të mbajnë – duke lënë pas burrat, baballarët, vëllezërit dhe djemtë për të luftuar.

Por ka gjithashtu një rrjedhë të vazhdueshme burrash nën 45 vjeç që ecin në drejtim të kundërt drejt Ukrainës për të mbrojtur vendin e tyre. Ata janë kryesisht burra ukrainas që jetojnë jashtë vendit dhe disa prej tyre vijnë nga vende të largëta si Kanadaja.

Një burrë që pret një tren për në Ukrainë shprehet: “Kam qenë tetar në ushtri. Nga viti 2017 kam punuar këtu në Poloni. Duhet të kthehem shpejt për luftë. Unë jam nga ushtria, prandaj duhet të kthehem.”

I pyetur nëse është i frikësuar ai thotë: “Jo, nuk kam frikë se do të mbroj vendin tim, këtu kam fituar para. Por ky është vendi im, toka ime, duhet ta mbroj. Unë duhet të kthehem dhe duhet të mbroj vendin tim”.

I pyetur nëse është gati të vdesë dhe ai përgjigjet: “Po, për vendin tim jam i përgatitur të vdes”.