I shpëtoi jetën dhjetëra grekëve duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes, Greqia nderon emigrantin hero shqiptar

821
0

Nga Robert Goro

Një emigranti shqiptar në Greqi do t’i jepet nënshtetësia greke në shenjë nderimi për kontributin e tij gjatë zjarrit në Atikën Lindore më 23-24 korrik.

Ai është Agim Cufe nga Levani i Fierit, që jeton në Mati, zonën që u thuajse u shkatërrua nga zjarri, dhe ku humbën jetën 98 njerëz.

Edhe pse nga zjarri rrezikonte gjithë familja e tij dhe banesa iu dogj krejtësisht, Agimi, me një skaf, shpëtoi dhjetra jetë njerëzish, siç thuhet dhe në njoftimin e Ministrisë së Brendshme greke, ku shtohet se të njëjtin akt bënë edhe dy emigrantët egjiptinë.

Edhe ata do të marrin nënshtetësinë greke.

Ministria e Brendshme bën të ditur se dekreti për dhënien e nënshtetësisë Honoros Causa tre emigrantëve që jetojnë prej vitesh në Greqi, është hartuar nga ministri dhe do t’i dërgohet për firmë presidentit të republikës, siç parashikon procedura.(Ora News)