I ruajtën për 100 vjet, zbulohet vlera marramendëse e monedhave..

Një familje në Filadelfia, SHBA, e cila kishte mbajtur për mbi 100 vite një koleksion të rrallë monedhash ari, mësoi se vlera e tij nuk ishte 50,000 dollarë, siç kishin menduar më parë, por plot 2 milionë dollarë. Koleksioni përbëhej nga 51 monedha ari, të cilat ishin prerë mes viteve 1849 dhe 1889, si dhe tetë monedha ari përkujtimore nga fillimi i shekullit XX. Koleksioni ishte mbledhur në vitin 1899 nga koleksionisti i njohur i monedhave Henry Chapman dhe ishte ruajtur në një kasafortë bankare në Filadelfia për dekada me radhë.

Kur familja vendosi të vlerësonte koleksionin, Luis Martinez, themelues i Matador Rare Coins, u befasua nga vlera e lartë që arritën monedhat. “Kur u tregova pronarëve rezultatin e vlerësimit, ata mbetën të habitur dhe në mosbesim,”-tha Martinez për CoinWorld. “Një koleksion që mendonin se vlente 50,000 dollarë mund të arrijë tani mbi 2 milionë dollarë në ankand!”

Monedhat u vlerësuan dhe u certifikuan nga Professional Coin Grading Service, e cila konfirmoi vlerësimin e lartë të Martinez. Monedhat ishin të vendosura në zarfet origjinale të dyqanit të Chapman-it në Filadelfi dhe ruanin një shkëlqim të veçantë estetik, që i shtonte më shumë vlerë koleksionit.

Ndër monedhat e rralla përkujtimore në koleksion përfshiheshin monedha të veçanta si Louisiana Purchase Exposition Gold Dollar i vitit 1903 dhe Lewis and Clark Exposition Gold Dollar. Ky koleksion u përshkrua si një “thesar kombëtar” nga Stephanie Sabin, presidente e PCGS.

- Advertisement -

“Gara e pabarabartë”, shpërthen Braçe: Gati për betejë, po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”!

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për herë të parë pasi u vendos në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës. Në një reagim...

Ndryshon sërish Moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, temperaturat pritet te bien ditën e sotme dhe nesër. Ditën e martë priten reshje shiu deri oret e mesdites. Ditën e...

E trishtë/ Shuhet në moshën 43-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja Emilie Decen ndërroi jetë dje, të dielën, në moshën 43-vjeçare, në spitalin Gustave Roussy, në periferi të Parisit, për shkak të komplikimeve nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.