2.5 C
Tirana

I rriti me sakrifica të mëdha, e moshuara: 9 fëmijët më kanë lënë në mëshirë të fatit…

Date:

Share:

Një grua e moshuar ka rrëfyer se si 9 fëmijët e rritur me shumë sakrifica sot e kanë braktisur duke e lënë në mëshirë të fatit në një banesë të vjetër. Historia e një 78-vjeçareje nga Elbasani është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”. E moshuara Hafize Muça, nënë e 9 fëmijëve, disa prej të cilëve jetojnë jashtë vendit, ka rrëfyer jetën e saj të vështirë në fshat në një banesë që nuk plotëson kushtet me minimale te jetesës, ndërsa shprehet se ndihet e braktisur.

78-vjeçarja tregon se si ka rritur me sakrificat 5 vajzat dhe 4 djemtë e saj, ku këta të fundit jetojnë në Greqi se bashku me familjet e tyre. Ndërkohë vajzat, 2 janë të martuara në Lushnjë, 2 në Elbasan dhe njëra në Kretë. Vajzat që janë me afër vijnë me shpesh se të tjerët thotë ajo, por jeton krejt e vetme në një banesë të vjetër.

Problemi me i madh është tualeti thotë ajo, është e moshuar dhe nuk ka se si të lahet në atë banjë të shkatërruar. E moshuara pohon mes trishtimit se fëmijët e kanë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa ajo detyrohet që të jetojë me pensionin minimal prej 6000 lekësh të reja që i jep shteti. Po ashtu ajo pohon se para disa muajsh ka qenë e shtruar edhe në spital për shkak të një hemorragjie. Prej 4 vitesh që bashkëshorti ka ndërruar jete jeton vetëm.

Hafize tregoi në studion e ‘Neës24’ se djemtë e saj nuk pranojnë ta ndihmojnë pasi pretendojnë se nuk kanë asnjë detyrim për shkak se ajo nuk ju ka lënë asnjë pasuri si trashëgimi. “Vajzat e mia nuk kanë mundësi. Kujtohen dhe vinë ato që janë në Shqipëri, por s’kanë qenë mirë. Nuk kujdesen për mua as vajzat as djemtë, se nuk i kam lënë pasuri. Po ca pasurie kam unë?! Më ka ardhur turp që të vijë në televizion, nga historia që do të tregoja. Nuk kam ku të lahem.

Laj kokën me sapllake dhe me një govatë ashtu keq laj trupin. Pse jetë është kjo?! I kam bërë dasmë të 9 fëmijëve. Madje dhe gocave i kam bërë pajë. Fëmijët kanë bërë shkollë të mesme, dy gocat kanë bërë të lartën.”, tha e moshuara. Pasi dëgjoi historinë trishtuese të 78-vjeçares, pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ është bërë Fatmir Sena, drejtor i agjencisë ‘Stop Krimit’ dha një lajm për të moshuarën. Ai tha se agjencia do t’i ofrojë ndihmë nënës së 9 fëmijëve, me ushqime dhe mbështetje. “Do e marrim përsipër ne që ta ndihmojmë zonjën. Mos e kini merak”, tha ai në një lidhje telefonike.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.