I riu TMERRON qytetarët, del me shpatë në rrugë dhe qëllon kush i del përpara (VIDEO)

808
0

Londra është tronditur mëngjesi ne sotëm, pas një sulmi të rëndë që la 5 persona të plagosur.

Sipas mediave britanike, ngjarja ka ndodhur në një lagje pranë stacionit Hainault, në veri-perëndim të kryeqytetit. Fillimisht u raportua se një 36-vjeçar kishte përplasur makinën e tij në murrin e një banesë, teksa më pas ai kishte dalë nga makina me një shpatë në dorë dhe kishte qëlluar këdo që i kishte dalë para.

Pas mbërritjes së policisë, agresori nuk u tërhoq dhe u nis të sulmonte dy kalimtarë të tjerë dhe po ashtu efektivët e policisë që ndërhynë për ta ndaluar. Megjithatë, policia arriti ta arrestonte.

Ndërkohë, raportohet se të plagosurit janë dërguar në spital dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.