Një taksi me motor V8, 4 litra dhe 612 kuaj fuqi, e po ashtu me konstruksion të pastër sportiv.
Ja që në Areopoli ajo ekziston vërtetë dhe tashmë njihet si taksia më “ekzotike” që ekziston në Greqi.
Pronari i saj është Christos Kalapotharakos, i cili ka treguar si i lindi ideja për të kthyer AMG-në e tij luksoze në një taksi në shërbim të turistëve.
Sipas Christos, AMG-ja e tij E 63S është blerë në Greqi rreth 180 mijë euro. Ai e përdor makinën për transport VIP.
Dhe këta VIP-a janë me fat pasi do t’u tregojnë miqve të tyre për një udhëtim në taksinë më ekstreme që kanë parë ndonjëherë në jetën e tyre në një vend magjik plot me gurë dhe mite në jug të Evropës.