I publikoi VIDEON teksa qëllonte Ramën, Kejdi Mehmetaj i përgjigjet Ballës: Shko kërko motren

656
0

Deputeti i PS Taulant Balla i publikoi para pak minutash videon deputetes së LSI Kejdi Mehmetaj teksa kjo e fundit qëllonte me shishe uji Edi Ramën në seancën e sotme plenare.

I menjëhershëm është reagimi i Mehmetaj e cila thotë se po lufton të keqen e korrupsionin.“Ti shko kërko motrën!…”, i thotë me nota sarkastike deputetja e LSI.

REAGIMI I PLOTË I KEJDI MEHMETAJT:

Taulant, unë po luftoj të keqen, po luftoj krimin dhe korrupsionin!Ti e të gjithë ju, të zhytur e mbytur në llumin e Ditmirit dhe Edi Ramës, nuk keni as moral dhe as fytyrë të më gjykoni mua dhe brezin tim, që ka për mision t’a pastrojë Shqipërinë nga ju!
Ti shko kërko motrën!…