“I përdh*noi gruan, ai ia fali”, fqinjët i Dan Hutrës: Kur doli nga burgu, ata u larguan nga Shqipëria nga frika se..

5275
0

Një çift të moshuarish që banojnë në lagjen e familjes Hutra, kanë rrëfyer krisjen që 41 vjeçari pati me familjarët e tij, të cilët e mohuan si djalë.

Sipas fqinjëve, nje nga te afermit e fali përdhunimin e gruas së tij në vitin 2003, por i shkëputi përfundimisht marrëdhëniet me Hutrën në vitin 2007, kur ai vrau ish-gruan Dafina Havalja.

Për Euronews, fqinjët theksojnë se familjarët kishin frikë nga Dan Hutra dhe u larguan për strehim politik jashtë vendit në momentin që ai doli nga burgu.

“E mohuan siç vrau gruan e dytë, jo për përdhunimin e gruas së tij se për atë nuk i mbajtën mëri. Përdhunimin e quajtën si ngatërresë nate dhe si pa njeri. As shteti nuk e dënoi për atë gjë. U pajtuan bën dhe dasmë kur u martua ky. E bën te shtëpia këtu. Më pas ai u zhvendos të jetonte në Bathore, atje e theri gruan.

Pas vrasjes s’u bënë më me atë, vetëm e ëma i shkonte në burg. Kur doli ky nga burgu në darkë, në mëngjes ata ikën dhe u larguan nga Shqipëria se kishin frikë nga vëllai i tyre. Kërkuan strehim politik se i kërcënonte”, është shprehur fqinji i Dan Hutrës.

Në lidhje me vdekjen e të atit të Dan Hutrës, fqinjët thanë se nuk e njohin, pasi ai është vrarë kur familje jetonte në Kukës dhe nuk kishte ardhur ende në Tiranë. “Nuk e njohim fare atë. Atë e kanë vrarë shpejt, në Kukës. Ata thonë që e vrau e shoqja sipas të dhënave. Kështu thonë këta kuksianët”, tha fqinji.