I përmendi faktin se nuk ka fëmijë, Egla përlotet nga fjalët e Rozës: E paftë Zoti!

90
0

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme teksa ka qëndruar në oborr me Sarën dhe Bardhin, Egla është përlotur duke kujtuar disa fjalë që Roza i ka thënë mbrëmjen e kaluar. Roza i ka përmendur faktin që Egla nuk e ka fëmijë, fjalë të cilat e kanë prekur shumë dhe teksa i ka kujtuar mëngjesin e sotëm nuk mund të mos përlotej.

Egla: Dje Roza më ka thënë një gjë të tmerrshme se më lëndoi shumë. Nuk prekem me Rozën , por prekem me gjithë gjënë… Është shumë plehrë. E paftë Zoti. Zoti e paftë! Do ia nxij ekzistencën këtu brenda. Do ia qis prej hundësh! Ku e di ajo sa jam përpjekur unë të kem një fëmijë?

Dihet tashmë se debatet mes Julias dhe Eglës nuk mund të mungojnë në shtëpi e kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Julia nuk ka kursyer kritikat dhe ofendimet ndaj Eglës të cilat ishin jo pak të lehta. Julia e quan Eglën si “mish me dy sy”, “mizerje” dhe si “një turp i madh për gratë shqiptare”.