I përmendën hundën, Blerina Bombaj jep një mesazh të çmuar

1072
0

Blerina Bombaj është një ndër personazhet më të preferuar për publikun shqiptar. Ajo është dietologia që na sugjeron ushqimet e shëndetshme për të mbajtur trupin në formë.

Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj të Instagramit e cila poston foto dhe video te ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu edhe nga ajo private.

Së fundmi, dietologia ka postuar një foto ku shfaqet pa pikë makijazhi, e sapo dalë nga dushi, por mbi të gjitha ka një mesazh shumë të fuqishëm që çdo njeri duhet ta lexojë.

Ajo i këshillon ndjekësit ta duan veten siç janë e dashurinë ndaj vetes ta nisin nga brenda.

“Asnjeri prej nesh nuk eshte perfekt, as nga jashte e as nga brenda! Por, nese duam te jemi te bukur, duhet tja fillojme nga brenda jashte, dhe sa me shume i rregullon ato brenda, aq me pak te mbeten per te rregulluar nga jashte, dhe madje edhe ato qe te mbeten, fillojne e te pelqejne, sepse ne fund ke kuptuar qe JE TI, NJE E VETME NE GJITHE RRUZULLIN TOKESOR. Por mbi te gjitha, me duhet te pohoj se mua hunda ime me duket dhe e bukur, pa dashur te merzis njeri domethene”- ka shkruar Blerina, ku të gjithë komentuesit e kanë pritur këtë mesazh me pozitivitet.