I ofrojnë 5 milion euro për të lënë Stresin, Keisi befason me përgjigjen

811
0

Keisi u bë mjaft e njohur për publikun shqiptar që pas martesës me reperin e njohur Stresi, i cili prej muajsh ndodhet në qeli. Keisi ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht bën dedikime të ndryshme për partnerin e saj dhe tregon hapur mbështetjen për të.

Shpesh herë ajo i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe të shumtë janë ata që i bëjnë bukuroshes brune pyetje në lidhje me Stresin. Së fundmi, njëri prej tyre e ka pyetur se nëse do ta linte reperin nëse do t’i ofroheshin 5 milion euro, por përgjigja e saj i ka befasuar të gjithë.

“Se kisha ndërruar as për 5 bilion” ka shkruar Keisi në postimin e saj duke treguar kështu që është çmendurisht e dashuruar me Stresin.