I nxjerrin foton e Romeos në Klanifornia, ja si reagoi Jonida Maliqi

1163
0

Kongetarja Jonida Maliqi është përfolur ne portale për një lidhje me aktorin e humorit Romeo Veshaj, por kohët e fundit duket se mes tyre ka marre fund çdo gjë.

Këngëtarja ishte e ftuar mbreme në spektaklin “Klanifornia” në Tv Klan për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe për të kaluar disa sfida.

Në një nga rubrikat, në ekran u shfaq foto e aktorit Romeo Veshaj. Pavarësisht interesit të madh të publikut, Jonida nuk ka preferuar të komentojë.

Por, nuk është kursyer për pakënaqësitë që ka patur me drejtorin e RTSH, z.Thoma Gëllçi, për të cilin tha se ai nuk e ka mbështetur aq sa duhet në Eurovision vitin e kaluar.

Marina Vjollca: Jemi në hapësirën që ti do të zgjedhësh, martohu-plagos-vrit ndërmjet këtyre personazheve; Ardi Asllani, Romeo dhe Thoma Gëllçi drejtor i përgjithshëm i TVSH.

Jonida Maliqi: E nisim me Thoma Gëllçin. Në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja. Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje për Eurovisionin. Ndoshta gjithçka e kam bërë vetë. Unë kam përjetuar momentet më të bukura të miat në karrierë.

Marina Vjollca: Dëgjo, të jap mundësinë të provosh sfidën. Doni përgjigje apo doni sfidë?

Publiku: Përgjigje!

Jonida Maliqi: Sfidën. Nuk do doja të komentoja.