Skip to content

I nxehti pushton vendin, ja cfarë pritet nesër dhe 5 ditët në vijim. Qytetet më të nxehta..

    Pritet një ditë mjaft e nxehtë, veçanërisht në orët e mesditës ku termometri do të arrijë deri në 40°C, kryesisht në qarkun e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të zonave të ulëta dhe qendrore të Shqipërisë.

    Në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta, moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Mëngjesi do të vijojë relativisht i freskët, ndërsa në mesditë temperaturat do të jenë mjaft të larta.

    • Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, me drejtim perëndimor.
    • Gjatë natës dhe paradites, moti paraqitet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare priten në zonat juglindore, dhe në një masë më të vogël në jug.

    Temperaturat e mëngjesit:

    • 13–14°C në zonat e thella verilindore,
    • Rreth 15–17°C në zonat malore,
    • 19–20°C në zonat perëndimore,
    • Deri në 24°C në bregdet (Durrës dhe Sarandë).

    Temperaturat në mesditë:

    • 31–37°C në zonat malore,
    • 36°C në bregdet,
    • 38–40°C në brendësi të territorit,
    • 40°C pritet në Elbasan dhe qytete të tjera të nxehta si Berati, Fieri dhe Tirana.

    Parashikimi për 5 ditët në vijim:

    • E premtja sjell mot mjaft të nxehtë, por me një rënie të lehtë të temperaturave. Kthjellime në pjesën më të madhe të territorit dhe vranësira në pjesën e dytë të ditës.
    • Rebeshe të shkurtra janë të mundshme në skajin verior dhe verilindor, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet pa reshje.
    • E shtuna deri të hënën do të sjellin një rënie graduale të temperaturave, por mbeten mbi normalen sezonale.
    • E marta sjell sërish rritje të temperaturave, me maksimum që i afrohet 38°C.

    Ballkani – Mot për nesër:

    • Një ditë shumë e nxehtë për rajonin.
    • Kthjellime në pjesën më të madhe të Ballkanit, kryesisht në veri.
    • Vranësira kalimtare në jug dhe lindje, reshje të izoluara në zona të Bullgarisë.

    Temperaturat e mëngjesit:

    • 16–18°C në shumicën e rajonit,
    • 20–22°C në skajin jugor.

    Temperaturat e mesditës:

    • 36–38°C në kryeqytetet ballkanase,
    • 39–40°C në veri dhe verilindje,
    • 40°C në Shkup, Podgoricë, Athinë dhe Prishtinë.