I nxehti përvëlues edhe në bregdet! Mjekët paralajmërojnë: Bëni kujdes kur futeni në det…

207
0

Instituti i Shëndetit publik u bën thirrje qytetarëve për sa më shumë kujdes pasi e gjithë popullata rriskon nga i nxehti

“Kujdes mos dilni nga ora 11 deri në orën 18:00”, tha drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini. Më të rriskuar janë foshnje dhe moshat pediatrike të sëmurët kronikë dhe të moshuarit si dhe gratë shtatzëna.

Edhe ata të cilët janë duke pushuar ne bregdet apo frekuentojnë pishinat në këto ditë me temperatura të larta, mjekët paralajmërojnë që “të bëjnë kujdes dhe mos futen menjëherë në ujë. Fillimisht duket të lagen kyçet e duarve dhe të këmbëve“.

Drejtorja e ISHP kujtonte gjithë ata që e kanë domosdoshme të jenë në punë në terren si policët, apo ata që punojnë në ndërtim të konsumojnë sa më shumë ujë për të mos lejuar dehidrimin e organizmit.

TAULANT GISHTO, KARDIOLOG, QSUT

“Mosha më e rrezikuar në këtë sezon veror është grupmosha e tretë, pacientët mbi 65 vjec dhe individë që vujanë nga sëmundjet kardiovaskulare.”

Ata që kanë probleme me zemrën duhet të bëjnë kujdes kur futen në ujë për t’u larë

“Individë të cilët kanë një diagnozë janë më të rrezikuar dhe nuk duhet të futen mënjëhërë në ujë. ara duhet të bëjën një parapërshtatje ndaj trupit të tyre. Ndryshimi i temperaturës nag i nxehtë që ëhstë në cadër në të ftohtin e ujit të detit, duhet të shoqërohet me një përgatitje disa minuta para se të futen në det.”

Edhe pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera përveç atyre të zemrës, si diabeti apo hipertensioni, janë shumë të rrezikuar.

“Organizmi i njeriut dehidratohet nga temperaturat e larta, shoqërohet nga çrregullime të cilat mund të cojnë edhe në pasoja të rënda për jetën, mund të cojnë deri në aritmi.”

Mjekët rekomandojnë që njerëzit që vuajnë apo kanë shqetësime nga zemra, të kryejnë një kontroll para se të nisen me pushime dhe të  konsumojnë  sa më shumë lëngje dhe fruta, për t’i dhënë mundësi trupit të jetë i hidratuar.