I nxehti afrikan ‘pushton’ vendin në ditët në vijim? Meteorologu ngre alarmin: I gjithë muaji korrik pritet…

187
0

Ndërkohë që jemi në kulmin e të nxehtit duket se temperaturat e larta nuk dinë të ndalen duke përfshirë kështu dhe vende të cilat s’janë mësuar me ndikim e të nxehtit.

Spas meteorologut Elvi Jahaj moti i nxehtë ka pushtuar vendin, fundjava pritet të sjell temperatura deri në 42 gradë C. Ai tha se siç duket i gjithë muaji korrik do të ndikohet nga i nxehti Afrikan.


Deri ditën e premte temperaturat maksimale do të kapin vlerat nga 36 deri në 38 gradë C por për shkak të lagështirës në ajër, në trupin e njeriut do ndjehen 3-4 gradë më të larta.

“Vendi ynë është përfshirë nga masat ajrore të thata, të ardhura nga Afrika. Moti do jetë i kthjellët. Temperaturat në ditët që lamë pasa kanë qenë 39.5 gradë celsius në Tiranë.”, thotë Jahaj.


“Këto temperatura kanë qenë prezentë edhe vitet e kaluara, por valët e të nxehtit nuk zgjasin 2-3 ditë, por po zgjasin  6-7 ditë. Duket një tendencë që zgjasin akoma më gjatë. Siç duket i gjithë muaji korrik, do ndikohet nga i nxehti Afrikan dhe temperatura të larta.”, tha meteorologu.