I nxehti afrikan pritet shumë shpejt/ Meteorologia tregon kur vjen ndryshimi: Pas datës 10 do të kemi..

677
0

Temperaturat do të kenë një tendencë rritje graduale. Do të fillojë dita e martë deri ditën e premte, ku presim të afrohet anticikloni afrikan”, u shpreh meteorologia.

Ndërkohë, për një parashikim më afatgjatë, thotë Xhakollari, mund të thuhet se mesi i qershorit do të risjellë reshje të shiut.

Pas datës 10 do të kemi sërish paqëndrueshmëri. Këto masat ajrore më të freskëta nga atlantiku do të zbresin drejt gjerësive gjeografike të Mesdheut dhe në mesin e qershorit do të kemi reshje shiu, rrebeshe e stuhi dhe temperatura që do të zbresin”, tha Xhakollari.

Kjo verë parashikohet të fillojë pas datës 21 qershor thotë Xhakollari dhe do të karakterizohet nga temperatura të larta e do të jetë një mot i thatë.