I nxehti afrikan drejt largimit, sinoptikani jep lajmin e mirë: Ja cfarë pritet ditët në vijim..

352
0

Vala e të nxehtit afrikan që solli në Shqipëri temperatura deri në 43 gradë C, tashmë është drejt largimit. Temperaturat kanë nisur të bien dhe nuk pritet të kalojnë mbi 40 gradë.

 “Sa i përket të dielës kemi një tjeter rënie duke bërë që maksimumet të jenë jo më shumë se vlera 39 gradë C. Vija bregdetare do ketë vlerat maksimale nga 36-38 gradë C.”

Disa zona të vendit kryesisht në gjysmën lindore të territorit dhe në veri këtë të shtunë dhe të dielë do të përfshihen nga rrebeshe shiu, që parashikohen edhe për javën e ardhshme.

 “Do të ketë edhe ditë ku gjatë pasditeve të kemi rrebeshe shiu, më të fokusuara në shtrirjen lindore. Edhe Tirana, Elbasani e Berati mbeten të rrezikuara nga rrebeshet afatshkurtra të shiut.”

Temperaturat do të bien lehtë dhe gradualisht edhe përgjatë javës së ardhshme.

 “Të paktën deri të enjten do kemi maksimume rreth vlerës 37, në zonë e Beratit edhe 38. Pjesa tjetër do t’i ketë temperaturat poshtë 36 gradë C.”

Gjithsesi korriku do të mbyllet si një muaj i nxehtë i ndikuar nga një valë intensive me temperatura të larta.