I morën jetën të riut shqiptar, dorëzohen dy të rinjtë. Ata janë..

568
0

I morën jetën të riut shqiptar, dorëzohen dy të rinjtë. Autorët e dyshuar që i morën jetën shqiptarit Viktorjan Pikacu janë dy italianë. Mediat fqinje shkruajnë se ata të dy u vetëdorëzuan mbrëmjen e së enjtes në polici. Ata janë Domenico Manzi, 21 vjeç dhe Domenico Patruno, 29-vjeç, me precendentë të mëparshëm penalë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë janë nga provinca e Corato-s në Bari. Ata iu dorëzuan hetuesve pas disa orësh arrati.

Mbrëmjen e së mërkurës 24-vjeçari Picaku ndodhej në sheshin “Abbazia” të Coratos, kur autorët, të cilët lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të tij duke i marrë jetën. Në vendngjarje kishte shumë njerëz, përfshirë fëmijë.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, mbeten mister. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë atë të një krimi pasioni.