I mbyllën emisionin, Enkel Demi “i përvishet” Adi Krastës: Mbylle gojën dhe puno për Rilindjen

854
0

Pas lajmit të publikuar së fundmi në media se moderatori i njohur, Adi Krasta nuk do të vijojë më transmetimet e emisionit ‘A Show’ në News 24, ka patur reagime të shumta.

Gazetari Enkel Demi, madje edhe një nga të ftuarit e emisionit të Krastës ironizon dhe bën përgjegjëse qeverinë për mbylljen e emisionit, i cili kritikonte herë pas here qeverinë Rama dhe kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Meqë me shumë modesti edhe unë jam një nga njerëzit që ka dhënë një farë ndihme që Adi Krasta të idhnojë qeverinë, dal vullnetar të tërheq mbrapsht gjithçka kemi shpifur në atë studio.
Kjo ka ardhur, se nuk i njihja të mirat e zgjedhjeve të 30 qershorit, aftësinë e kryetarëve të pastër akullore të bashkive, rritjen ekonomike që na dha falë kulturës së barit në bujqësi, përfshirja në administratë dhe qeveri të çunave problematikë, PPP-të, përndritja e ideve gjeopolitike të Batonit dhe djalkës diplomat…
Për të gjitha këto e shumë të tjera ndjehem fajtor, kam gabuar rëndë dhe kërkoj ndjesë publike.
Denoncoj Adi Krastën si njeri që e ka merituar masën ndëshkimore që mori qeveria për të dhe e ftoj të bëjë autokritikë të fortë e të thellë dhe të pranojë të punojë kokëulur vullnetar për Rilindjen, e cila po i sjell popullit gjithë këtë begati, siguri dhe mirëqenie”, shkruan Enkel Demi me ironi.