I lidhur me prezantuesen e njohur? Greg Rama shfaqet krah biondes bukuroshe diten e djeshme

3289
0

Djali i Edi Rames, Greg Rama është gjithmonë në qendër të mediave për shkak të postimeve në rrjetet sociale.

Nuk kishte si të shpëtonte edhe në ditën e 14 shkurtit.

Këtë herë nuk ka qenë Gregu që ka publikuar diçka që të nxisë dyshimet, por një prej vajzave bukuroshe të ekranit shqiptar.

Moderatorja Xhesika Muçaj shfaqet krah djalit të kryeministrit në një prej pubeve të kryeqytetit. Ata shihen shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Nora Istrefit ‘Anna’.

‘Bestie’ shkruan moderatorja, por fansat kanë nisur të dyshojnë përtej shoqërisë, pasi dyshja shfaqen së bashku pikërisht për Shën Valentin.

Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim, nëse ata do konfirmojnë diçka të tillë apo jo.

Kujtojmë që Gregu së fundmi u përfol për lidhjen e tij me Kristi Reçin, e cila u nda nga jeta në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit.

Ndërsa Xhesika nuk është përfolur më herët për jetën private. Ajo ka qenë prezantuese në Top Channel, por prej disa javësh është transferuar në Ora News.