I kujtuan personin më të dashur, Greta Koçi përlotet në mes të emisionit

1184
0

Ditën e sotme në spektaklin “E diell” ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur shqiptare Greta Koçi. Greta ka folur për fillimet e karrierës së saj dhe gjithashtu për familjen dhe jetën private. Ed Manushi dhe Fjoralba Ponari e kthyen pas në kohë këngëtaren duke e pyetur për fëmijërinë e saj.

“Si ka qenë Greta në fëmijërinë e saj? E urtë? Çapkëne?”, e ka pyetur Fjoralba, ndërsa Greta ia ka kthyer: “Kam qenë shumë llafazane, po e urtë. Nuk bëja piktura, apo rrëmujë, nuk kam qenë e tillë. Mami rrinte me një kamera gjithë kohës mbas meje, më lyente pak dhe gjithë kohës këndoja”.

Ndërkohë më pas Greta është përlotur në mes të emisionit kur në ekranin e madh është shfaqur një foto e gjyshes së saj.  Ajo u prek teksa tregoi se gjyshja ka qenë një nga personat më të dashur për të dhe se kanë pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkë.