I kishte thyer shpatullën/ Shqiptari që i mori jeten gruas nuk donte që ajo të dilte nga shtëpia

83
0

56 vjeçarja shqiptare Zenepe Uruci, u vra pasditen e djeshme në Itali nga bashkëshorti i saj Xhafer Uruci, 62 vjeç.

Shqiptari e goditi 5 herë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas priti që policia të vinte dhe ta arrestonte.

Kjo nuk ishte hera e parë që Xhafer Uruci ushtronte dhunë ndaj nënës së dy fëmijëve. Pak kohë më parë ajo kishte përfunduar në spital, pasi burri i kishte thyer shpatullën.

Fqinjët e çiftit kanë treguar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Sipas tyre shqiptari ishte aq xheloz për gruan saqë nuk donte që ajo të dilte nga shtëpia, madje as për të punuar.

56-vjeçarja Zenepe Uruci punonte në një dyqan peshku dhe hallet e vuajtjet që përjetonte prej burrit ia kishte rrëfyer edhe shoqes së saj. Prej një viti marrëdhênia mes çiftit ishte përkeqësuar dhe shqiptarja ishte e frikësuar për jetën e saj por edhe të fëmijëve e nipave që kishte.

Fqinjët e kishin parë disa herë me shenja dhune në fytyrë gruan shqiptare ndërsa policia ishte përpjekur shumë herë të shuante konfliktet mes tyre.