I kishte ngelur koka në bidon, shpëtohet ujku që po vdiste nga uria

665
0

Një ujk që po vdiste nga uria është vënë re teksa po vuante nga kequshqyerja, pasi koka e tij kishte ngecur në një enë plastike.

Ujku u zbulua në Indi nga 26 vjecari Tanay Panpalia, një kontabilist dhe fotograf amator, i cili ishte futur në pyll me miqtë e tij për të fotografuar kafshët e egra dhe liqenin.

Pasi pa ujkun e zbehtë që po endej me kokën e ngecur në bidon, Tanay dhe shokët e tij e dinin që duhet të bënin dicka për të për ta ndihmuar.

Ai telefonoi Dartamentin e Pyllit në Nagpur dhe bashkë me miqtë e tij ndoqi ujkun për rreth 3 orë derisa ekipi i shpëtimit mbërriti.

Ata arritën ta shpëtonin atë duke prerë enën, përpara se ta lëshonin ujkun sërish në botën e egër.