‘’I ke të gjitha reklama”, Rama kapet me të riun dibran: Kush je ti njëher? Dorëzo mikrofonin, s’ke punuar asnjë ditë (Video)

534
0

Në takimin që kryeministri Edi Rama ka pasur sot me banorët në Lurë, nuk kanë munguar as replikat me disa të rinj. Një prej tyre i tha Ramës që premtimi i rrugës duhet realizuar jo të mbetet në letër siç ka ndodhur shumë herë më para.

Duket se kjo si ka pëlqyer Edi Ramës, që e ka ftuar të riun të mësojë më shumë dhe të mos të flasë në emrin e të gjithëve.

Replikat:

I riu: Të kemi dëgjuar çfarë thua në të gjithë Shqipërinë, i ke reklama, s’duam që projekti të jetë vetëm në letër Rama: Unë nuk i premtova të gjitha, thashë që rrugën nuk do e lëmë pa bërë. Unë premtimet i mbaj se çke me atë punë. Ti ske punuar asnjë ditë në jetën tënde.

Ndaj kur ske punuar nuk e di se çdo të thotë kalimi nga e thëna në të bërë. Mos fol në emrin e të gjithëve, kush je ti, fol në emrin tënd. Unë thashë që paralelisht do bërë kjo, kjo, kjo. Ku e dëgjove ti këtë. Mëso më shumë që kur të flasësh të thuash gjëra më të mira.