I ka mijëra euro borxhë, Andi Lila – Rezart Taçit: Hape telefonin, dua paratë e rrogës

998
0

Mbrojtësi i Kombëtares e kujton me nostalgji kohën kur ishte pjesë e Parmës në Serinë A nga Janari i 2015 deri në qershor. I vetmi peng është fakti se nuk ka marrë asnjë para nga ish-presidenti i klubit, biznesmeni shqiptar Rezart Taçi.

“Parma ishte një ekzperiencë e mirë, por nga ana ekomomike humba shumë para. Nuk kam marrë asnjë. Rezart Taçi më ka premtuar se paratë do t’i marrë. Tani nuk më hap telefonin, i kam falur kohën por jo paratë. Nuk jemi norvegjezë, por shqiptarë, janë para gjaku”, deklaron Lila ne nje interviste per Radio Tirana, që nuk e përmend shumën e parave, por dyshohet se bëhet fjalë për 120 mijë euro.

Lila sapo është transferuar në kampionatin shqiptar te Tirana ku synon të shpallet kampion në 100-vjetorin e themelimit të bardhebluve. Sa i përket karrierës më kombëtaren, 33-vjeçari nuk ka vendosur ende nëse do të tërhiqet apo do të vijojë të jetë pjesë e kuqezinjve.