I iku policisë në mënyrë spektakolare, Fjolla Morinës i ndodh e papritura

680
0

Ndërsa ndodhej në arrest shtëpie, Fjolla Morina në mënyrë spektakolare arriti që t’ia mbathte dhe t’i arratisej policisë.

Por kjo e ka bërë tashmë këngëtaren me dy akuza në kurriz.

Policia e Kukësit reagon pas “zhdukjes” së këngëtares Fjolla Morina.

Sipas policisë, këngëtarja tani do të akuzohet edhe për veprën penale “Largimi i të bu rgosurit nga vendi i qëndrimit“.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të bu.rgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të  caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj”, njoftoi policia.