Skip to content

I humbur në det: Shihni se si 60-vjeçari nga Tirana shpëtohet në gjendje shoku

    Kapitaneria e Portit dhe Policia Kufitare në Durres ka mundur të shpëtojë nje person, i cili kishte dalë që dje mbasdite me pedalone nga zona e plazhit (afër Pista Kosova) dhe kishte humbur orientimin, raporton Panorama.

    Mësohet se shtetasi Lulzim Hajdaraj nga Tirana, 60 vjeç kishte humbur orientimin si pasojë e errësirës dhe ishte larguar 3 milje nga bregu.

    Pas raportimit nga një anije në Radë, Kapitaneria e Portit ka njoftuar Policinë Kufitare në orën 06:15 për ta shpëtuar atë.

    Ai u gjet në gjendje shoku dhe i pavetëdijshëm si pasojë e detit dhe lodhjes.

    Per fat, 60-vjeçari u soll shëndoshë e mirë dhe ndodhet në Zyren e Policisë Kufitare për sqarime të mëtejshme.