I hapet rruga Shqipërisë për në BE, Parlamenti Evropian pro çeljes së negociatave në qershor

607
0

Parlamenti Europian ka votuar pro raportit të KE për integrimin e Shqipërisë në BE dhe çeljen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.

PE ka votuar me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime raportin e Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Ky raport mbështet rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit të ardhshëm.

 

Në raportin e përgatitur nga raportuesit Knut Fleckenstein vlerësohen përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe progresin drejt finalizimit të hapjes së negociatave

“Mbështesim plotësisht rekomandimin e Komisionit që të hapen negociatat e pranimit për Shqipërinë në qershor të 2019. Inkurajojmë Shqipërinë për të ruajtur ritmin e zbatimit të reformave. Mirëpresim miratimin e Kodit të Sjelljes së Parlamentit Shqiptar, i cili do të rrisë integritetin dhe transparencën e procesit parlamentar dhe besimin e publikut. Kërkojmë zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Nevojitet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë me qëllim rritjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Reforma zgjedhore të adresojë pretendimet për financime të paligjshme të padeklaruara të partive politike.

Mirëpresim punën e Komitetit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore të Parlamentit Shqiptar lidhur me pavarësinë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, transparencën në financimin e fushatës, regjistrimin e votuesve, përdorimin e teknologjive të reja të votimit dhe votimin e emigrantëve. Reforma të miratohet me konsensus dhe në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të 2019. Kandidatët me probleme penale të përjashtohen nga listat dhe nivelet e qeverisjes”, thuhet në raportin e PE.

Raporti Per Shqiperine Pe
Raporti Per Shqiperine Pe

Ndërkohë lajmin e votimit pozitiv për Shqipërinë e ka dhënë edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

 

“Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla.

 

31a97833 6758 4efc 928e 582d1d3fcbba