I gjetën mbi 68 mijë euro në makinë, ndalohet shqiptari në Itali, ja çfarë e tradhtoi

449
0

Policia italiane ndaloi një 29-vjeçar shqiptar, pasi në makinën që nuk ishte e tij, u gjetën 64 800 euro.

29-vjeçari shqiptar ishte banues në Bullgari dhe u ndalua në via Maschere Bergamasche, pranë supermarketit Famila.

Policia vendosi të ndalojë mjetin tip “Mini Countryman”, pas dyshimeve që lindën për lëvizjet e tij.

I riu nuk ishte në gjendje të justifikonte bindshëm as përdorimin e makinës, e cila ishte e regjistruar në një kompani të Villongos dhe as pse kishte me vete një shumë kaq të madhe parash.

29-vjeçari u përgjigj duke thënë se makinën ia kishte dhënë hua një mik dhe se paratë vinin nga një fitim në një faqe bastesh online.

Për këtë arsye efektivët kanë vendosur sekuestrimin e parave dhe automjetit, ndërsa shqiptari është proceduar.